Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për tretje

Ushqimet me të këqija për tretje janë kryesisht ushqimet e fërguara dhe me shumë yndyrë.

Të dy llojet e ushqimit mund ta ngarkojnë lukthin, gjë që mund të rezultojë me rritje të nivelit të thartirës dhe me urth.

Ushqimi i yndyrshëm mund të çojë edhe deri te jashtëqitja e zbehtë, gjë që në fakt është shenjë e tepricës së yndyrës në të, personat me sindromë të zorrëve të pezmatuara duhet të qëndrojnë larg ushqimit të yndyrshëm, duke i përfshirë edhe gjalpin dhe ajkën, sepse ato shkaktojnë probleme me tretjen.

Specat djegës

Specat djegës mund ta ngacmojnë ezofagun dhe të sjellin deri te urthi, gjë që mund të jetë problem te personat që vuajnë nga sindroma e zorrëve të pezmatuara ose nga urthi kronik.

Qumështi

Kalciumi është i nevojshëm në të ushqyer dhe më së lehti mund ta arrini me qumësht ose djath. Por, nëse nuk e duroni laktozën, mund të pësoni diarre, gazra, fryrje dhe ngërçe.

Çokollata

Një studim ka zbuluar se çokollata mund të jetë problem për ata me sindromë të zorrëve të pezmatuara ose me obstipacion kronik. Mirëpo, nuk është problem vetëm çokollata, por edhe qumështi, i cili është shpesh pjesë përbërës i saj. Gjithashtu, edhe kafeina, e cila mund t'i nxisë ngërçet, fryrjen dhe diarrenë.

Kafeja, çaji dhe pijet e gazuara

Kafeja, çaji dhe pijet e gazuara jo vetëm që e relaksojnë tepër muskulin shtrëngues të ezofagut, por mund të veprojnë edhe si diuretike, gjë që sjell deri te diarreja dhe ngërçet. Kafeina mund të jetë problem i veçantë, veçanërisht për ata me refleks gastroezofageal. Nëse keni refleks ose urth, shmangni çajin e mentës.

Ushqimet më të mira për tretjen

Jogurti

Në zorrë keni miliona baktere që ndihmojnë tretjen, ndërsa jogurti i përmban disa lloje të baktereve të mira.

Lakra

Lakra e përmirëson rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrën e trashë. Gjithashtu, ndihmon në eliminimin e mbeturinave nga zorrët dhe nxit jashtëqitje të rregullta. Lakra turshi është e mirë për të njejtat arsye.

Mishi pa dhjamë dhe peshku

Nëse konsumoni mish, zgjedhni atë të pulës, peshkut dhe llojet e tjera pa dhjamë, sepse do ta tretni më lehtë sesa biftekun. Mishi pa dhjamë dhe peshku gjithashtu nuk lidhen me rrezik të rritur nga kanceri i zorrës së trashë siç lidhet mishi i kuq me dhjamë.

Drithërat me kokrra të plota

Drithërat me kokrra të plota, si buka nga gruri me kokrra të plota, tërshëra dhe orizi i kafenjtë, janë burime të pasura me fibra, gjë që e ndihmojnë tretjen. Fibrat gjithashtu ofrojnë një ndjenjë më të gjatë të ngopjes dhe e reduktojnë kolesterolin, por mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe probleme të tjera te njerëzit që shpejtë e rrisin konsumimin e tyre. Për këtë arsye është mirë që ato të shpeshtohen gradualisht në të ushqyer.

Bananet

Bananet ndihmojnë normalizimin e funksionimit të zorrëve, sidomos nëse keni diarre. Gjithashtu, organizmit ia kthejnë kaliumin dhe elektrolitet e humbura. Fibrat e bananeve e ndihmojnë tretjen.
 

ProCredit Bank

Të fundit

Ju rekomandojmë

Shega mbron nga kanceri i prostatës

Shega është një 'ilaç' natyral për kurimin e një sërë sëmundjesh, ndërsa përmban edhe vitaminë C. Disa shkencëtarë ...

Komuna mbështet gratë kryefamiljare në fshatrat e Prishtinës

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me institutin “Riinvest” ka organizuar trajnimi i 24 grave fermere në lëmin e ...

Mbështetësit

Partnerët