Vendet më të mira dhe këqija për ushqyerje

Nëse momentalisht jeni të uritur, shpresojmë të mos jeni në Çad, vendi më i keq në botë për sa i përket të ushqyerit, thotë një raport i fundit nga “Oxfam”.

Nga të dhënat prej 125 vendeve të botës, raporti i “Oxfam” zbulon të dhëna befasuese për atë se cilat vende në botë janë më të mirat për llupës (qejfli në të ngrënë). Kësaj liste i prin Holanda, vend i cili, sipas “Oxfam”, është vendi më i mirë në botë për të ngrënë.

Franca dhe Zvicra janë baras për në vendin e dytë, ndërkaq SHBA nuk paraqitet madje as në top 20.

Raporti shikon jo vetëm sigurinë në ushqim dhe qasjen në kalori, por përfshinë edhe matjet siç janë kostoja e ushqimit, cilësia e vlerave ushqyese, qasja në ujë të sigurt të pijes dhe shprehitë jo të shëndosha të të ushqyerit.

Matja e fundit – të ushqyerit e pashëndetshëm i matur nga numri i madh i diabetikëve dhe obezëve – është ajo që e shkatërron SHBA-në, e cila në matjet tjera është treguar mirë, si për shembull për sa i përket llojllojshmërisë së vlerave ushqyese dhe kostos së ushqimit. Sipas të dhënave të “Oxfam”, SHBA radhitet në linjë me Egjiptin dhe Arabinë Saudite për titullin e vendit me më së shumti obezë, madje më keq se Kuvajti.

Pesë vendet më të këqija në botë për ushqyerje, sipas “Oxfam”, janë Jemeni, Madagaskari, Angola, Etiopia dhe Çadi, ku kaloritë janë edhe të shtrenjta por edhe pa vlera ushqyese, vende këto ku edhe qasja në ujë të sigurt të pijes është e pamjaftueshme.

Një në tre fëmijë në Çad është me peshë më të ulët se mesatarja. /FermaIme/ 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët