Birra mbron organizmin nga ftohja

Një përbërës i birrës mund të mbrojë nga ftohja, madje edhe nga sëmundjet serioze të fëmijëve, kanë konstatuar ekspertët japoneze të Universitetit të Saporos, gjatë një hulumtimi të bërë publik së fundi dhe i cili zgjati për më shumë se dhjetë vjet.

Është konstatuar që bashkimi kimik i kulprës, të quajtur humulon, të cilën birraritë e përdorin për t'i dhënë birrës shijen e hidhur, është mbrojtje efikase kundër virusit RS, i cili mund të shkaktojë forme serioze të inflamacionit të mushkërive dhe të bronkitit te fëmijët dhe simptoma të ftohjes te të rriturit. Kundër virusit RS tani për tani nuk ka vaksina efikase, mirëpo problemi me humulonin është që për të qenë veprimi i tij efikas duhet të pihen rreth 30 kanoçe birra prej 350 ml.

Ekspertët japonezë prandaj konsiderojnë të arsyeshëm futjen e sasive të dozuara të humulonit në ushqim dhe në pijet joalkoolike në mënyrë që njerëzit të mbrohen nga ftohjet në çdo stinë të vitit. Ende nuk dihet saktësisht se a do të futet ky përbërës në ushqime, por kjo pritet të merret vesh së shpejti pasi që këta shkencëtarë kanë filluar bisedat me disa kompani të mëdha të prodhimit të produkteve ushqimore.
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët