Drithërat, fshehtësia e jetëgjatësisë së shëndetshme

Nëse e filloni ditën me një tas me drithëra apo me qull, sipas shkencëtarëve mund t'i shtoni disa vite në jetën tuaj. Ushqimi i pasur me drithëra dhe fibra zvogëlon rrezikun nga vdekja e hershme si pasojë e sëmundjeve kronike, përfshirë këtu kancerin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet respiratore dhe diabeti.

Drithërat janë të pasura me fibra dietale dhe nutriente tjera si mineralet dhe antioksiduesit. Sipas shkencëtarëve nga Shkolla Publike në Harvard, konsumimi i një mesatareje prej 34 gramë me drithëra në ditë ndërlidhej me 17 për qind më pak rrezik nga vdekja e parakohshme apo e papritur.

Po ashtu kur ishin shikuar edhe faktorët tjerë si shëndeti, aktivitetet fizike dhe mbipesha, zvogëlimi i rrezikut kishte mbetur i njëjtë. Ushqimi i pasur me drithëra shoqërohej me 11 për qind më pak rrezik për t'u prekur nga sëmundjet apo për të vdekur si pasojë e sëmundjeve respiratore dhe 48 për qind më pak rrezik nga diabeti. Në ndërkohë, konsumimi i drithërave zvogëlonte rrezikun për 15 për qind dhe 34 për qind nga vdekja nga kanceri dhe diabeti.

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët