Meli, drithi që nuk bën të injorohet

Ekspertët e gjërave ushqimore e vlerësojnë jashtëzakonisht melin, ai nxit largimin e ujit nga organizmi. Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit salicik, meli konsiderohet si preparat i vërtetë kozmetik, ka efekt të mirë në thonj, lëkurë, flokë dhe smalt të dhëmbëve.

Meli përmban përqindje pothuajse të njëjtë të proteinave sa edhe gruri, nga të cilat tetë acide esenciale, që janë veçanërisht të rëndësishme për mënyrën në të cilën ushqehen vegjetarianët. E rrit aktualitetin e organizmit, ndërsa e redukton aciditetin e tij. Në këtë mënyrë parandalohet rritja dhe zhvillimi i baktereve.

Konsumimi i melit e përmirëson shikimin dhe është shumë i mirë për zbutje të problemeve me lëkurën dhe me alergji. Edhe pse meli qysh në gjysmën e parë të shekullit XX është konsideruar si bukë për të varfër, sot për të flitet gjithnjë e më shumë dhe janë duke u provuar receta të ndryshme.

Mund të përgatitet si supë, në qumësht, t’i shtohet fasules, lakrës turshi, ushqimeve me kërpudha ose në kombinim me pemë.
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët