Aktivistë të GMO protestojnë para Greenpeace

Aktivistë të GMO (Organizma të Modifikuar Gjenetikisht) kanë nisur një fushatë për të marrë aprovimin e BE-së për bimë të krijuara gjenetikisht, duke organizuar një protestë jashtë zyrave të grupit ambientalist Greenpeace në Bruksel.

Protestuesit e mbledhur para një prej zyrave të këtij grupi në Bruksel mbanin në duar pankarta përmes së cilave e quanin qëndrimin e grupit kundër bimëve GMO si “krim kundër njerëzimit”. Qëllimi ishte të përdoren vetë taktikat e OJQ-së ambientale kundër saj.

Protesta udhëhiqej nga Patrick Moore, një nga anëtarët themelues të Greenpeace, i kthyer në aktivist pro-GMO. Moore thotë se potenciali për bimë GM, siç është ‘Orizi i Artë’, një formë e pasur me vitaminë A e lëndës së parë ushqyese, mund të parandalojë me miliona vdekje por edhe verbërinë nga kequshqyerja në vendet e botës në zhvillim.

Ditë më parë, ministri britanik i ambientit, Owen Paterson, Moore dhe disa anëtarë të industrisë GMO thanë se BE po humb rastin për të diskutuar mbi potencialin e bimëve GM në një konferencë në Bruksel.

“Besoj fuqishëm në përfitimet nga bimët GMO për konsumatorin, fermerin dhe ambientin”, ka thënë ministri konservator. /FermaIme/
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët