Mjalti më i shëndetshëm në botë, shëron mbi 100 sëmundje

Mjalti nga Manuka (që merret nga nektari i lisit manuka) është mijëra vjet i vjetër dhe është mjalti më i shëndetshëm në botë.

Vjen nga Zelanda e Re dhe banorët e atjeshëm e përdorin për përgatitjen e tonikëve dhe lëngjeve. Në pyetje është mjalti që fitohet poleni i një luleje, lulja e lisit manuka (lat. Leptospermum scoparium). Njihet për efektin kundër baktereve. Ekipi hulumtues nga Zelanda e Re, nga universiteti "Vaikato", la zbuluar se ky mjaltë është stabil, i fuqishëm dhe posedon substanca që nuk janë të pranishme në asnjë lloj tjetër të mjaltit. Në mënyrë të hatashme shëron infeksionet dhe përdoret atëherë kur antibiotikët nuk ndihmojnë. 

Po ashtu ndihmon te ënjtjet dhe përshpejton shërimin e plagëve dhe është i mirë edhe kundër të thatit. Kur të jetë vendosur në plagë, mjalti absorbon ujin dhe e thanë atë, e substancat kundër mikrobeve shkatërrojnë mikroorganizmat që infektojnë plagën. Është efikas pasi që depërton thellë në lëkurë e me këtë rast e forcon sistemin imun. Përmirëson flokët dhe ju dhuron lagështi. Ndihmon edhe te këto probleme: ekzema, dermatiti, aknet, infeksionet me kërpudha, pezmatimet, astma, alergjitë, të ënjtjet dhe të thatit, anemia dhe problemet digjestive. Merrni një lugë në mënyrë orale, tri herë në ditë, por nëse keni të bëni me inflamacione akute, duhet të hani nga një lugë çdo orë.

Ky mjaltë ndihmon atje ku ilaçet standarde nuk ia dalin të ndihmojnë. Në studimin e bërë në Sidnej, mjalti nga manuka ka shkatërruar pothuajse të gjitha bakteret. Është efikas kundër "Helicobacter pylori", bakter shumë rezistent që shkakton të thatin. Ky mjaltë është shembull se si mjekësia tradicionale zgjedh problemet e superbaktereve moderne.

Përdorni limonadë nga mialti!
Bluani 2 lugë xhenxhefil, shtrydhni lëngun e limonit, shtoni 0,75 1 ujë dhe mjaltë manuka sa të doni. Kënaquni me këtë lëng.

Maskë për akne nga mjalti
Për çdo mbrëmje merrni mjaltë nga manuka dhe e vëni në fytyrë, e lini të veprojë gjithë natën.

Maskë që ia kthen lagështinë lëkurës
Pastrojeni fytyrën dhe me lëvizje të lehta e lyeni me mjaltë. Pas njëzet minutave e shpëlani dhe ndihmon te të gjitha llojet e lëkurës.
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Mundësi për punë praktike me pagesë për të diplomuarit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – FBV

Në kuadër të “Professional Placement Program”, zyrtarisht është hapur thirrja për aplikim e grupit të dytë për ...

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Mbështetësit

Partnerët