Djathi përmban proteina të çmuara

Djathi është ndër të vetmit ushqim që ka tretshmëri. Madje, studime të ndryshme tregojnë se organizmi i njeriut përdor më lehtë proteinat e djathit sesa ato të qumështit.

Në djathë janë të përqendruar përbërësit më të mëdhenj të qumështit: vitaminat E dhe vitaminat e grupit B. Vitamina C nuk ka në djathë, sepse kjo vitaminë është e tretshme në ujë dhe mbetet në hirrë.

Djathi përmban edhe proteina të çmuara, të cilat organizmi i njeriut nuk i prodhon vetë dhe të cilat janë të domosdoshme në jetën e përditshme. Materie minerale, kalcium dhe fosfor dhjetë herë më shumë në djathë sesa në qumësht (më së shumti ka në djathërat e forta), ndërsa djathërat e tjera kjo ndryshon deri në katër a pesë herë. Përbërja e kaliumit është pothuajse e njëjtë si te djathi ashtu edhe te qumështi, ndërsa përqindja e natriumit varet nga kripa e shtuar.
 

Të fundit

Ju rekomandojmë

Prezantohet ngarkuesi i JCB, “Farm Master 435S”

Kompania “JCB Agriculture” sapo ka lansuar vesionin e ri të ngarkuesit të saj me rrita me performansë të lartë për të ...

Spinaqi, ushqimi me super-fuqi shëruese

Ju tashmë e dini se spinaqiështë i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini se sa i mirë është ai...

Mbështetësit

Partnerët